Boom donacionesh për lobin pro armëve në SHBA

Pavarësisht indinjatës mbarëkombëtare që shkaktoi vrasja e 17 personave në një shkollë të Parklandit në Florida, Shoqata Kombëtare amerikane e Armëve, “NRA” ka mbledhur donacionet më të mëdha të 15 viteve të fundit.

Fondi politik i lobit të fuqishëm të armëve arriti të grumbulloje në muajin mars 2.4 milionë dollarë, siç tregojnë të dhënat e depozituara pranë komisioneve federale zgjedhore “FEC”.

Kjo nuk është hera e parë që vrasjet masive pasohen nga një bum dhurimesh. Organizatat e kontrollit të armëve, nga ana tjetër nuk kanë parë fitime të njëjta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi jofitimprurës “Çdo qytet për sigurinë e armëve” mblodhi në muajin mars vetëm 13.580 dollarë për fondin e tij politik. Lëvizja “Marshimi për jetët tona”, e krijuar pas të shtënave në Parkland, arriti të grumbullojë 3.5 milionë dollarë që nga shkurti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?