Bora dhe akulli shkaktojnë kaos në Europë
Bora, shiu dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar kaos në shumë vende të Europës, ndërsa njerëzit u kthyen në punë pas pushimeve. Rreth 450 fluturime u anuluan në aeroportin ”Schiphol” të Amsterdamit, dhe shërbimet e trenave në kryeqytetin holandez dhe rajonin e Utrehtit u pezulluan. Ka vonesa në shërbimet hekurudhore në Poloni. Në Republikën Çeke, temperaturat u ulën në minus 30,6 gradë celsius në pyjet bohemiane, në kufi me Gjermaninë.
Aksidente të shumta ndodhën në rrugët e ngrira, sidomos në zonat e ulëta malore. Në Skoci, qindra shkolla mbetën të mbyllura në mëngjes për shkak të kushteve të pafavorshme. Ndërprerje lokale u shënuan edhe në Francë, ndërsa dëbora e madhe mbuloi Ballkanin, veçanërisht Bosnje-Hercegovinën dhe Rumaninë.
Në Suedi, fluturimet u anuluan gjithashtu në aeroportin e Stokholmit, dhe parashikohen reshje të reja dëbore në mbrëmje. Në Austri, meteorologët paralajmërua për mot të ftohtë për pjesën perëndimore të vendit, me temperatura që mund të arrijnë nesër në minus 17 gradë Celsius.
KOHA JONË SONDAZH

