Boris Johnson: Do të ofrojmë 100 mln vaksina për vendet e varfra, brenda vitit të ardhshëm i japim fund pandemisë
Në fokus të diskutimeve mes kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe Presidentit amerikan, Joe Biden, në Cornwall, është dhe pandemia e COVID-19.
Johsnon, ka deklaruar para Biden, se do të dhurojë plot 100 milionë vaksina për vendet e varfra.
“Do t’i dhurojmë më shumë se 100 milionë doza vaksinash, vendeve të varfra”, k deklaruar Johnson.
Kryeministri britanik ka shtuar më tej se dëshiron të përsërisë rezultatin e Britanisë së Madhe edhe në vendet e tjera, me synimin, për t’i dhënë fund pandemisë.
“Si rezultat i suksesit të programit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, ne tani jemi në gjendje të ndajmë disa nga dozat tona të tepërta me ata që kanë nevojë për to. Duke vepruar kështu, ne do të bëjmë një hap masiv drejt mposhtjes së kësaj pandemie”.
Ai shpreson se edhe kolegët pjesëmarrës të Samitit të G7, i cili fillon sot, do të ndjekin të njëjtën rrugë, në mënyrë që e gjitha bota të vaksinohet deri në fund të vitit të ardhshëm.