Borrell takohet veçmas me Kurtin dhe Vuçiç në Mynih, mesazhi që përcolli

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, është takuar në konferencën e Sigurisë në Mynih me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Borrell ka ndarë pamjet nga takimet veçmas me të dy liderët.

Borrell thekson se stabiliteti dhe paqja në rajonin e Ballkanit mund të arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Borrell shton se rruga e vetme që duhet të ndjekin Prishtina dhe Beogradi është dialogu i lehtësuar nga BE-ja.

Swiss Digital Mobile Reklama

“U takova veçmas në margjinat e Konferencës së Mynihut me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti. Stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rruga drejt kësaj çon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Borrell në “X”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?