Boshatisja e sediljes së mesit do të rrisë 50% çmimet e biletave të avionëve

Industria e fluturimeve me avion vazhdon të shprehë rezerva për idenë e zbrasjes së ndenjëseve të mesit te avionët për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të koronavirusit ndërmjet pasagjerëve. Kjo sipas një shoqate përfaqësuese të kompanive do dëmtonte drejtpërdrejt klientët nëpërmjet çmimeve të larta.

Kompanitë ajrore do i rritin deri 50 për qind çmimet e biletave të avionëve në rast se shtetet i detyrojnë ato të boshatisin sediljet e mesit si masë për mbrojtjen e pasagjerëve nga pandemia Covid-19.

Një sondazh i kryer nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror tregon se shumica e kompanive presin të humbasin të ardhurat si pasojë e kësaj politike të distancimit social, pasi do të ulej me mbi 62 për qind numri i pasagjerëve për avion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë situatë do mund ta përballonin vetëm 4 nga 122 kompanitë e marra në studim nëpër botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kompanitë ajrore po luftojnë për mbijetesë. Me eliminimin e sediljeve të mesit, do rriten kostot, dhe nëse kjo do kompensohet me bileta më të shtrenjta, do të marrë fund epoka e fluturimeve me çmime të ulëta. Nga ana tjetër, nëse kostot nuk rikuperohen nga biletat, kompanitë thjesht do falimentojnë,” njoftoi të martën drejtuesi i shoqatës ndërkombëtare.

Për të ulur rrezikun e përhapjes së koronavirusit në bordin e avionit, kompanitë rekomandojnë mbajtjen e detyrueshme të maskave, matjen e temperaturës para fluturimit, procedura të reja të hipjes në avion, kufizim të lëvizjeve nga ana e pasagjerëve dhe thjeshtësim të procesit të kateringut gjatë fluturimit.

Kompanitë ajrore paralajmërojnë se si pasojë e pandemisë, vëllimi i fluturimeve me gjasë ka për të arritur nivelin e vitit të kaluar në 2025-ën.

Të martën u njoftua se kriza aktuale pandemike vetëm në industrinë ajrore amerikane po shkakton humbje financiare deri 10 miliardë dollarë çdo muaj.

Prodhuesi vendës i avionëve, Boeing, ka njoftuar se do të shkurtojë 16 mijë vende pune brenda vitit, ndërsa në Britani kompanitë British Airëays dhe Virgin presin deri 15 mijë shkurtime për 2020-ën.

Industria ajrore vlerëson se dëmet këtë vit do prekin shifrën 300 miliardë dollarë nëse kriza do të zgjatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?