Bosi i mafies japoneze arrestohet pas 15 vitesh kërkim, u tradhtua nga tatuazhet

Një bosët e mafies japoneze ndër më të rrezikshme në botë, është arrestuar nga policia teksa ishte në kërkim prej 15 vjetësh. Në fakt, bosi u quajtur si “Yakuza”, u tradhtua nga fotografitë e tatuazheve të tij që u bënë virale në Facebook.

BBC shkruan se Shigeharu Shirai është akuzuar për vrasjen e një rivali të bandës në vitin 2003.

Fotot e tatuazheve të përpunuara të 74 vjeçarit u morën nga një person lokal në Tajlandë, i pavetëdijshëm për identitetin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bandat japoneze të yakuza kanë qenë pjesë e shoqërisë japoneze për shekuj me radhë dhe kanë rreth 60,000 anëtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa bandat vetë nuk janë të paligjshme, shumica e fitimeve të tyre fitohen ilegalisht nëpërmjet lojërave të fatit, prostitucionit, trafikut të drogës dhe hakimit.

Kur fotografitë e Z. Shirai u bënë virale, ato kapën vëmendjen e policisë japoneze që kërkoi arrestimin e tij.

Policia e arrestoi atë në qytetin e Lopburi, në veri të Bangkokut, për shkelje të vizave, ndërsa do të ekstradohet në Japoni për t’u përballur me akuzat për vrasje.

Ai u largua nga Japonia për në Tajlandë në vitin 2005.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?