Bossi nga Japonia ble peshkun me vlerë 3.1 milion dollarë
Kiyoshi Kimura është një boss nga Japonia, i cili është bërë kryefjala e mediave ditët e fundit.
Kjo pasi ka paguar 3.1 milion dollarë për një pesh, që bleu në tregun e peshkut në Tokio.
I vetëquajturi “Tuna King”, bleu peshkun ton të kuq prej 278 kg, i cili është një specie në rrezik zhdukjeje.
Ai kaloi më shumë se dyfishin e rekordit të mëparshëm prej 1.4 milion dollarë, të cilin e pagoi në 2013.
Tregtarët me shumicë dhe pronarët e sushit shpesh paguajnë çmime të larta për peshkun më të mirë në ankandin e parë para agimit të vitit të ri.
Ai tha pas ankandit:
Bleva një ton të mirë,” tha Kimura për AFP pas ankandit.”