Bota arabe po ”valon” pas vrasjes së liderit të Hamasit, frikë edhe në Tiranë

Një përshkallëzim i papritur në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit është vrasja e liderit politik të organizatës palestineze, Ismail Haniyeh në Teheran, në një pikë kthese kritike për zhvillimin e negociatave në Lindjen e Mesme. Vrasja në krevatin e tij në një godinë super të ruajtur në Teheran, ka shkaktuar një kaos të madh në arenën globale. Sipas të përditshmes ”New York Times”, vrasja e liderit të Hamasit, ka qenë superkirurgjikale. Bota rrezikon një luftë të shkallës së gjerë që mund të përfshijë jo vetëm Lindjen e Mesme.

Menjëherë shqetësimi vjen në Tiranë, përkatësisht në Manëz, afër Gjirit të Lalzit, ku ndodhen muxhahidinët iranianë. Të cilët janë opozitarët më të ashpër të regjimit atje, e që nga Teherani ata akuzohen si spiunë të Izralit në vendin e madh të ajatollahëve. Në hakmarrjen e premtuar të Iranit, ekzistojnë shqetësime për akte terroriste në vendet e NATO-s, për të rikuperuar reputacionin e dërrmuar natën e mbrëmshme, ku ju vra në shtëpi, një nga miqtë më të afërt.

Musa Abu Marzouk, një zyrtar i Hamasit, foli për “veprim frikacak” të Izraelit, i cili “nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”. Vrasja vjen në një kohë veçanërisht të vështirë për Lindjen e Mesme, me konfrontimet e përshkallëzuara midis Izraelit dhe Hezbollahut që kërcënojnë të zgjerohen në një luftë më të gjerë rajonale dhe ndërsa Hamasi vazhdon të luftojë ushtrinë izraelite në Gaza mes një krize humanitare të shpalosur dhe katastrofike.

SHKARKO APP