Bota drejt fundit nga virusi? Trupat e pajetë janë në rrugë, askush nuk i merr (FOTO)
Pandemia e Covid-19 është e egër dhe deri më tani ka prekur mbi 1.1 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka lënë mbi 60 mijë viktima. Kemi publikuar pamje nga Italia ku me mijëra arkivole dërgohen tek qytetet ku ka viktima apo në Iran që janë hapur varreza vetëm për viktimat nga Covid-19 por këtë herë, aktmortet janë në rrugë.
Rrugët e qytetit Guajakil (Guayaquil) në Ekuador janë shkretuar për shkak të koronavirusit, por përveç atyre që janë mbyllur në shtëpi, trupat e pajetë të personave që kanë humbur jetën kanë mbetur në mes të rrugës, pasi askush nuk shkon t’i marrë. Në fotot e Reuters, pamjet janë tepër të rënda. Vendi është drejt kolapsit. Spitalet nuk kanë më vend për të shtruar pacientët e sëmurë, ndërsa në morg dhe shtëpitë funerale ka filluar të ndihet presioni. E duke qenë se nuk kanë ku të mbajnë të vdekurit, njerëzit po i lënë ata jashtë shtëpive, në mes të rrugës.
Trupat e pajetë nëpër arkivole ose më keq akoma, të mbështjellë në plastmasë, kanë mbetur rrugëve prej ditësh, ndërsa era kutërbuese ndihet ngado. Në qytetin me thuajse 3 milionë banorë, janë tërhequr deri tani 300 trupa të pajetë nga banesat private, vetëm në periudhën 23-30 mars 2020, ndërsa një oficer i ushtrisë tha se kapacitetet ishin për të mbledhur deri në 150 trupa të pajetë në ditë. Megjithatë, provat në rrugë janë të pakundërshtueshme dhe sistemi është vënë në dyshim.