Bota e internetit bllokon deklaratën e virologes kineze: Covid-19 u krijua në…

Jo çdo lajm ndaj Covid-19 lejohen në internet. Virologia kineze Li-Meng Yan, njihet si ndër të parët shkencëtare që u largua fshehurazi nga Kina pasi denoncoi virusin vdekjeprurës dhe rrezikun që ai paraqiste për të gjithë botën.

Ajo u largua përmes Hong Kongut për të mbërritur më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ”Fox News”, raporton se një e papritur i ka ndodhur shkencëtares. Disa ditë më parë ajo deklaroi se kishte prova të forta se Covid-19 ishte krijuar në laboratorin e Wuhanit nga dora e njeriut.

Pas disa orësh intervista e saj u censurua nga të gjitha rrjetet sociale duke filluar nga Facebook, Instagram, me arsyen e pamundësisë të verifikimit të fakteve, duke e konsideruar indirekt një lajm të pavërtetë. Edhe Twitter pezulloi llogaritë e virologes.

SHKARKO APP