Bota është në panik prej Covid-19! Ndërkohë tregjet kineze përjetojnë bum investimesh
Tregjet globale kanë qenë territore të trazuara për shkak të pasojave që solli koronavirusi i ri, i cili preku fillimisht Kinën por u përhap me ritme mjaft të shpejta në mbarë botën. Pikërisht prej kësaj situatë, bankat qendrore kanë qenë në panik të vazhdueshëm nga shpërthimi i virusit dhe dëmit që mund të shkaktonte në ekonomi. Por, si për ironi të fatit, Kina edhe pse është vendi më i prekur nga shpërthimi i virusit, ka shënuar një bum investimesh nga investitorët.
Obligacionet qeveritare janë rritur gjithashtu, me rendimentin 10-vjeçar që i afrohet nivelit të tij më të ulët që nga 2002. Kjo shënon një kthesë të mprehtë nga vetëm një muaj më parë, kur virusi ‘’bllokoi’’ fabrikat në të gjithë vendin, dhe kur qytete të tëra u izoluan nën karantinë duke bërë të mundur që tregu i aksioneve të merrte goditjen më të madhe ndër vite.
Mirëpo, reagimi i shpejtë nga Partia Komuniste për të penguar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse ndihmoi në rivendosjen e besimit pasi numri i personave të infektuar, filloi të ishte në rënie. Një vijim i masave lehtësuese të politikës siguroi që likuiditeti të sillte lehtësira në tregje, me një masë të kostove të huamarrjes ndërbankare që binin në nivelin e saj më të ulët për gati një dekadë.
Këto masa të ndërmarra sollën një shpërthim të tregtisë nga investitorët kinezë duke ndihmuar standardin e kapitalit të Shangait të jetë në territore pozitive. Kështu kapitali i Shangait shënoi performancën më të mirë të kësaj jave në botë.
Sidoqoftë, kontrasti me pjesën tjetër të botës është lehtësisht i dallueshëm, veçanërisht duke pasur parasysh ndikimin potencialisht shkatërrues të virusit në një ekonomi që tashmë po lufton me një mal borxhesh dhe të dobësuar nga lufta tregtare me veprimtarinë e fabrikave amerikane. Nisur nga gjendja aktuale, ekonomistët vijojnë të ulin parashikimet për rritjen ekonomike të Kinës.
Ndërsa tregjet e Kinës vazhdojnë të ‘’luftojnë kundër rrymës’’, pjesa tjetër e botës ndodhet në tension pasi ende nuk dihet nëse Kina do të mund ta fitojë betejën kundër dëmit që shkaktoi Covid-19, apo do të shkatërrohet.
/ SCAN