Bota po flet për ta, po kush do i udhëheq talebanët?

Lajmet në të gjithë botën, pothuajse janë për situatën në Afganistan dhe për grupin e talebanëve që kanë marrë me forcë pushtetin. Mullah Abdul Ghani Baradar, kreu i byrosë politike të talebanëve u prit si hero këtë të mërkurë, pas rikthimit të tij në vendlindje, në Kandahar. Pritet që ai të jetë në krye të regjimit që talebanët po të instalojnë në Afganistan.

Katari ishte i vetmi vend ku talebanët kishin zyrën e tyre dhe prej asaj kohe ai ka qenë pjesë e ekipeve negociatore. Madje ai takoi në 11 shtator të vitit të kaluar në Doha, ish-sekretarin amerikan të shtetit Majk Pompeo.

Mullah Baradari nuk është udhëheqësi kryesor i talebanëve, por është zëvendësi i Baibatullah Akunzadës, liderit suprem të talebanëve, i cili pasoi Mullah Omarin pas vrasjes në 2013-ën. Baradar po ashtu është kunati i Mullah Omarit, bashkëshort i të motrës dhe bashkëthemelues i talebanëve, organizatë militantësh e krijuar nga ish-luftëtarë kundër Bashkimit Sovjetik në luftën e viteve ’80.

Talebanët premtuan një qeveri të përbashkët me grupet të tjera politike, me synimin kryesor vendosjen e paqes dhe krijimin e një shteti të së drejtës, jo disktriminues dhe gjithëpërfshirës sipas parimeve të Kuranit. Sesa do të arrihet, kjo vështirë të parashikohet.

SHKARKO APP