Botërori/Në OKB ambasadori rus heq kostumin. Putin i jep dorën princit saudit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Princi i Arabisë, Muhame bin Salman e ndoqën pranë njëri-tjetrit ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Luzhniki”. Gjatë golit të parë të Rusisë, Putin i ka dhënë dorën Princit Arab, si për të treguar se është thjesht një ndeshje futbolli e asgjë më shumë. Ky është një gjest i cili rivërteton atë që thuhet, se futbolli bashkon popujt.
Ndërkohë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, aty ku ndodhin përplasjet ndërkombëtare diplomatike, sot debatet janë lënë mënjanë. Ambasadorët e vendeve kryesore janë mbledhur për të parë ndeshjen e futbollit. Në foto shihet se ambasadori rus,Vassily Nebenzia që ka hequr kostumin e diplomatit dhe ka veshur bluzën e kombëtares.

KOHA JONË SONDAZH

