BQE: Financimi i bankave, vetëm nëse Greqia gjendet në program

Vetëm deri në fund të shkurtit dhe me kushtin që Greqia të gjendet në një program, do të ofrohet financim ndaj bankave greke, nënvizon Banka Qendrore Europiane (BQE), në një komunikatë me shkrim. Banka vë në dukje se vazhdimi i financimit bankar bazohet në zgjatjen teknike të programit të EFSF deri në fund të shkurtit 2015 dhe në ekzistencën e një programi nga Fondi Monetar ndërkombëtar. Bazohet gjithashtu, në vlerësimin e një përfundimi të suksesshëm të inspektimit nga trojka, dhe në arritjen e konsensusit lidhur me marrëveshjen midis autoriteteve greke, dhe në akord me BQE dhe FMN.

                                                            

“SYRIZA, alarmi që do të zgjojë lidershipin europian nga letargjia”

Swiss Digital Desktop Reklama

 “SYRIZA është alarmi që do të zgjojë lidershipinin europian nga letargjia”, thekson kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, në një intervistë për televizionin britanik Channel 4 News, ndërsa për politikën e brendshme nënvizon se është i vendosur të përplaset dhe ka plan “se si do të ndalojmë këtë party të paligjshmërisë”. “Ajo që pretendojmë”, shton Tsipras, “është një konferencë europiane, me qëllim që të përballojmë bashkarisht këtë problem të përbashkët europian. Nuk mund të ketë zgjidhje pa “qethur” një pjesë të madhe të borxhit, moratorium në shlyerjen e borxhit dhe klauzola zhvillimi”. I pyetur lidhur me zërat për daljen e Greqisë nga euro, kryetari i SYRIZA-s përgjigjet se ka është një diskutim që ka vdekur qysh në vitin 2012. Është si një gjellë e ringrohur. “Pyetja është nëse do të vazhdojmë strategjikën protestante të zbatimit të ligjeve, madje edhe kur ligjet janë të gabuara, apo do të vazhdojmë rrugën e “whatever it takes “ (merr atë që duhet), të bëjmë atë që duhet për të shpëtuar shtëpinë tonë të përbashkët, BE-në, dhe më e rëndësishmja, shoqërinë tonë, popullin tonë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Samaras: Me qeveri të Demokracisë së Re do të ulen taksat

Me mesazhin e optimizmit se Demokracia e Re do t’i fitojë zgjedhjet, e filloi fjalimin e tij në stadiumin e mbyllur të Marusit, kryeministri Antonis Samaras. Samaras theksoi se partia është optimiste dhe se beteja do të fitohet. “Dë të fitojmë sepse besojmë tek Europa”, shtoi. Duke marrë shkas nga deklarata e presidentit të BQE Mario Draghi se aksesi në kapitale nënkupton marrëveshje për programin e radhës, Samaras tha: “Flasin për marrëveshje, për respektim të rregullave. Mirëpo disa të tjerë po thonë se do të fillojë gjithçka nga e para. Këto shpien në dalje nga euro. Thonë se nuk do të paguajnë interesa dhe amortizime. Paguajmë nën 2% për borxhet, më pak nga sa paguajnë vendet që na kanë kredituar. Ata thonë gënjeshtra dhe bëjnë premtime, se nuk do të bëjnë akte të njëanshme, se nuk do të paguajnë borxhe pa krijuar probleme”. Samaras u angazhua se nuk do të ketë asnjë ulje në pensionet dhe në të ardhurat. Tha shprehimisht: “Garantoj se ENFIA (taksa unike e pasurisë së patundshme) do të ulet edhe më në 2015 dhe do ta disbursojmë direkt në pushtetin lokal. Garamtoj se do të rikthehet pensioni për të moshuarit voriepirotë dhe pondë. Do ta bëjmë sepse ekonomia u fut në rrugën e zhvillimit dhe mund të rezistojë pa deficite. Kur shteti i jep si nikoqir ato që jep, është për gjithmonë, ndërsa kur disa u premtojnë qiqra në hell, atëherë ose gënjejnë ose do t’u marrin shumëfish. Ne arritëm një reduktim pa precedent të borxhit, me interesa të ulëta. Kur flas për reduktime tatimore, i kemi përllogaritur, do të ulim në 15% nga 25% që është tatimin e biznesit. Në të ardhurat, nga 42% në 35%, si dhe do të ulim koefincenët më të lartë të TVSH”.

 

Venizelos: Vendi nuk qeveriset me maxhoranca artificiale

Kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, do të flasë mbrëmjen e të premtes në një tubim elektoral në Parlini të Atikës. Ndërkaq, gjatë fjalimit të tij në takimin elektoral në Larisa, Venizelos theksoi se shoqëria greke në këto momente kërkon qeveri bashkëpunimi. “Vendi në këto momente gjendet në një pozitë shumë të vështirë. Shoqëria nuk don maxhorancën e askujt. Kërkon bashkëpunime. Vendi nuk qeveriset me maxhoranca artificiale”, deklaroi Venizelos dhe shtoi: “Se çfarë do të bëhet nga 26 janari e më pas, do ta vendosë populli grek”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?