Braverman sulmon ashpër kryeministrin Sunak: Je tradhtar i kombit
Ish-sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman nuk e ka pritur shkarkimin që kryeministri Rishi Sunak i bëri, pasi ajo dënoi protestën pro-Palestinës, ku 300 mijë njerëz tubuan në Londër. Braverman nuk ka humbur kohë dhe i ka hapur të gjitha kartat duket hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit.
Ajo e akuzon Sunak për “tradhti ndaj kombit dhe dështime të përsëritura” në qeverisje, duke pretenduar se kryeministri ka refuzuar një marrëveshje që dyshja ndërmjetësoi kur ajo mbështeti ofertën e tij për udhëheqjen e vendit vitin e kaluar.
“Dikush duhet të jetë i sinqertë: plani juaj nuk po funksionon, ne kemi pësuar humbje rekord në zgjedhje, keni dështuar dhe koha po mbaron. Ju duhet të ndryshoni kursin urgjentisht”, thotë Braverman. Më tej ajo e akuzon ish-shefin e saj se ka dështuar të ashpërsojë gjuhën ndaj gjyqtarëve europianë që mbajnë peng marrëveshjen e Ruandës për emigrantët.