Bregu Lindor i SHBA nën një tjetër stuhi dëbore, qytetet në gatishmëri maksimale

Bregu Lindor i Shteteve të Bashkuara po përballet sot me një stuhi të fuqishme dëbore, me meteorologët që paralajmërojnë se në disa zona trashësia e borës mund të kapë 30 centimetra, ndërsa në vende të caktuara mund të arrijë deri në 60 centimetra.

Qytete të mëdha, përfshirë Nju Jorkun, Bostoni, Filadelfia dhe Uashingtonin, po marrin masa për reshje intensive dhe erëra të forta, vetëm pak javë pas një stuhie të mëparshme që goditi rajonin në fund të janarit.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, bëri të ditur se në disa zona bora mund të arrijë deri në 50 centimetra dhe i bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, duke paralajmëruar se lëvizja gjatë mëngjesit të së hënës mund të jetë “jashtëzakonisht e rrezikshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?