Breshëri plumbash, burri ndjek me armë bashkëshorten nëpër shtëpi e lagje

Një pamje horror është zhvilluar në sy të fëmijëve të një çifti serb, teksa burri ndiqte me armë në dorë bashkëshorten e tij për ta vrarë.

Mediat serbe raportojnë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Beograd, në rrugën Jevrem Grujic, kur Ognjen A., 51 vjeç, tentoi të vriste gruan e tij, O. A., 51 vjeçe, duke qëlluar me armë në prani të dy fëmijëve.

Si në skena filmash, gruaja në tentativë për të shpëtuar, ka mundur të arratiset, ndërsa ai e qëllonte vazhdimisht me armë, por për fat të mira pa e lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që gruaja ka dalë me vrap nga banesa e tmerruar dhe në përpjekje për të shpëtuar, kanë qenë banorët ata të cilët kanë lajmëruar policinë pasi kanë parë të shoqin që e ndiqte duke shtënë me armë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka ndërhyrë në kohë duke e arrestuar dhe shmangur tragjedinë, ndërsa nuk dihet shkaqet e konfliktit.

Sipas mediave vendase, pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur arsenal armësh, tre pistoleta, një heshtë, municione të kalibrit të ndryshëm si dhe predha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?