Brexit, Britania dhe BE-ja rinisin bisedimet më 6 dhjetor në Bruksel

Britania dhe Bashkimi Evropian do të rinisin bisedimet më 6 dhjetor në Bruksel, me qëllim që të tejkalojnë një ngërç para se të përfundojë periudha e tranzicionit të Brexit-it më 31 dhjetor.

Kryeministri britanik, Boris Jonson dhe shefja e BE-së, Ursula von der Leyen janë pajtuar që të zhvillojnë bisedime, duke thënë se negociatorët do të bëjnë përpjekje për të finalizuar marrëveshjen.
Ekipet e negociatorëve të BE-së dhe Britanisë nuk arritën pajtim më 4 dhjetor. Të dyja palët vazhdojnë të kenë “dallime të theksuara” në disa çështje kyçe, që kanë zvarritur procesin, thuhet në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Johson dhe von der Leyen.

“Teksa pranojmë seriozitetin e këtyre dallimeve, ne ramë dakord që ekipet tona negociatore duhet të bëjnë edhe një përpjekje”, shtuan ata. “Prandaj, ne do të instruktojmë shefat e ekipeve tona negociatore që të takohen në Bruksel. Ne sërish do të bisedojmë të hënën në mbrëmje”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Britania është larguar nga BE-ja më 31 janar, por shteti ka vazhduar që të tregtojë me bllokun në kushtet e njëjta si më parë. Dështimi për të arritur një marrëveshje deri më 31 dhjetor mund të rezultojë në një divorc “pa marrëveshje” e cila mund të krijonte kaos në kufijtë e Britanisë dhe në sektorin e tregtisë, për shkak të tarifave dhe masave të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?