FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brexit, britanikët duan shtetësinë gjermane

Një numër i madh britanikësh kanë vendosur të bëhen qytetarë gjermanë pas Brexit. Zyra e statistikave të Gjermanisë tha të martën, se numri i britanikëve që duan të marrin shtetësinë gjermane është rritur shumë vitin e fundit.

Të huajt e kanë këtë të drejtë pasi të jetojnë në vend për të paktën tetë vjet. Ata gjithashtu duhet të kenë njohuri të gjuhës gjermane dhe të paguajnë një tarifë për aplikim. Numri i britanikëve që aplikuan për pasaporta të huaja u ngrit, pasi vendi votoi qershorin e kaluar largimin nga Bashkimi Europian.

Kur Britania e madhe të largohet nga BE-ja, ndoshta në mars 2019, qytetarët e saj ka të ngjarë të humbasin të drejtën për të jetuar dhe punuar në 27 vendet e mbetura anëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata gjithashtu mund të përballen me kufizime të reja për udhëtimet. Më parë pasaporta britanike është konsideruar tradicionalisht si një nga më të fuqishmet në botë, por ajo e ka humbur disi shkëlqimin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dhënat e qeverisë së Britanisë së Madhe të lëshuara në maj, tregojnë se 117 000 qytetarë të vendeve të tjera të BE-së u larguan nga Britania në 2016-n, një rritje prej 36% gjatë vitit të kaluar.

Emigrantët e BE-së po largohen për shkak të paqartësisë mbi statusin e tyre ligjor, rritjen e ngadalshme ekonomike dhe çmimet e larta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?