Brexit, çrregullim i rrallë psikik

Brexit-i prej vitesh po shkakton edhe probleme shëndetësore. Një burrë në Britaninë e Madhe është diagostikuar me një çrregullim psikik që besohet se është edhe rasti i parë i shkaktuar nga referendumi i Brexit-it. Pacienti rreth të 30-ave, u dërgua në spital tre javë pasi Britania e Madhe votoi për të dalë nga BE-ja në 2016-n dhe mësohet se kishte përjetuar zhgënjim paranojal, referues dhe të çuditshëm.

Më vonë, ishte shtruar në një repart psikiatrik, ku i kishte thënë njerëzve se i vinte turp që ishte britanik. Pacienti që kishte përjetuar një eksperiencë të ngjashme por jo njësoj agresive 13 vite më parë në lidhje me stresin e shkaktuar nga puna, u diagnostikua me çrregullime psikike akute të përkohshme ATPD dhe qëndroi për dy javë në repartin psikiatrik, ku edhe u qetësua.

Mjekët thanë se ndërsa burri në fjalë ishte rasti i parë i ATPD-së së shkaktuar nga Brexit-i, kishte patur edhe më herët një rast të ngjashëm të një episodi të shkurtër psiqik, shkaktuar nga stresi i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?