Brexit mund të mos ndodhë kurrë
Ndërsa nata pas referendumit pro Brexit rezultoi të ishte një shuplakë historike ndaj Bashkimit Evropian, asgjë nuk është në fakt e ndryshme në ditët që po pasojnë. Britania është ende anëtare e BE-së, dhe do të jetë edhe për disa kohë.
Dhe ndërsa ka ndoshta shumë vrull politik për ta ndaluar këtë proces tani që është në apogjeun e vet, ka një gjasë të vogël, por jo të parëndësishme, që Brexit mund të mos jetësohet kurrë në praktikë.
Referendumi nuk është ligjërisht detyrues, por vetëm këshillues.
Rezultati i parë konkret i referendumit qe dorëheqja e turpshme e kryeministrit Dejvid Kameron, i cili bëri fushatë për kampin e “Bremain”, në kundërshtim me pjesën më të madhe partisë së tij, dhe në fund humbi.
KOHA JONË SONDAZH

