Brexit, reagon Ursula von der Leyen: Do ju duam gjithmonë

Parlamenti Evropian u ka dhënë lamtumirën deputetëve britanik sot para se të mbahej votimi për procesin e Brexit.

“Ne do ju duam gjithmonë dhe nuk do të qëndrojmë larg njëri-tjetrit. Ne do të punojmë me të gjithë forcat tona për të arritur marrëveshje sërish në të ardhmen” – shprehet Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Laeyen.

Votimi i sotëm u mbajt nga Parlamenti Evropian për ratifikimin e traktatit që Londra dhe Brukseli negociuan për tre vjet e gjysmë pas referendumit të vitit 2016.

Anëtarët e Parlamentit Evropian mbwshtetw në mënyrë dërrmuese kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Deputetët e parlamentit ratifikuan Marrëveshjen e Brexit me 621 vota pro dhe 49 kundër. Pas votimit, eurodeputetët shënuan daljen e Mbretërisë së Bashkuar duke kënduar “Auld Lang Syne”, e cila këndohet zakonisht kur jepet lamtumira për diçka.

Disa eurodeputetë britanikë thanë që ata shpresonin që Mbretëria e Bashkuar të kthehej një ditë megjithëse eurskeptikët, përfshirë Nigel Farage të Partisë Brexit, mbajten fjalimet e tyre të fundit në BE.

SHKARKO APP