Brexit shtyhet edhe për 3 muaj

Liderët e BE-së kanë rënë dakord me Britaninë e Madhe për të shtyrë edhe 3 muaj të tjerë procesin e Brexit. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk me një postim Twitter.

Sipas Tusk, 31 janari i vitit 2020 është data e re kur do të përfundojë Brexit.

Ai tha se shtyrja i cili mund të shkurtohet nëse Britania arrin ndërkohë një marrëveshje të brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është shtyrja që kryeministri Britanik, Boris Johnson këmbënguli të mos e kërkonte – por duart e tij u lidhën kur Parlamenti e detyroi të kërkonte kohë meqenëse kryeministri arriti një marrëveshje.

Lajmet nga Londra tregojnë se deputetët e opozitës mund të shkojë drejt mbështetjes së përpjekjes së Boris Johnson për të shkuar në zgjedhje të parakohshme të përgjithshme të kërkuara për në datën 12 dhjetor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?