Brexit tashmë realitet. Ja si e festuan britanikët (Foto)
Britania nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian. Ky vend i ka dhënë fund anëtarësisë 47-vjeçare në bllokun europian, duke e lënë atë me 27 anëtarë.
Disa pamje të bëra publike tregojnë se si britanikët shkelin me këmbë dhe djegin flamurin e BE-së.
Pas largimit, Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një periudhë tranzitore 11-mujore, në të cilën do të zbatojë rregullat e bllokut europian, mirëpo nuk do të përfaqësohet në institucionet e tij. Kjo periudhë pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.