Brexit tërheq milionerin , investon 65 milion paund në qendër të Londrës

Fitorja e Boris Johnson ka tërhequr multi-milionerin nga Hong Kong i cili ka investuar plot 65 milion paund për një dupleks në Belgravia qendër të Londrës . Fillimisht investitori  e anulloi marrëveshjen për të shmangur taksat e Jeremy Corbyn por me sa duket fitorja e konservatorëve ishte fiks ajo që i duhej .

Dupleksi me madhësi rekord ka 6 dhoma të shtrira në 9-800m katror në zemër të Londrës vetëm një gur larg pallatit të Buckingham.Ky investim është vlerësuar si më i madhi në tregun e pasurive të paluajtshme të kryer në Mbretërinë e Bashkuar. Deri tani ka sjelle plot 10 milion paund përfitim në Stamp Duty, shkruan Daily Mail.

Investitori misterioz, përshkruar vetëm si një biznesmen në të 30-at , me sa duket ka pasur “frikë” nga taksat e mundshme të Jeremy Corbyn dhe ka iniciuar investimin gjigand fill pas fitores së Boris.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?