Britani e Madhe – 170.000 vullnetarë në pak orë, në “luftën” kundër coronavirus

Më shumë se 170.000 njerëz janë regjistruar për të ndihmuar Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Britani, për të “luftuar” shpërthimin e COVID – 19. Ky numër vullnetarësh është regjistruar vetëm disa orë pas kërkesës për 250.000 vullnetarë.

“Në kohën e krizës njerëzit bëhen bashkë. Kjo është një urgjencë shëndetësore dhe të gjithë ne mund të luajmë një rol” tha Stephen Powis, drejtori i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Angli, për BBC.

Britania kishte shpallur thirrjen për 250.000 vullnetarë për të shpërndarë ushqim dhe ilaçe mjekësore, për transport dhe pajisje për pacientët, si dhe për të telefonuar ata që ndihen të vetmuar gjatë vetëizolimit.

Në fakt, kjo kërkesë synon të arrijë në 1.5 milionë njerëz që janë të gatshëm të shndërrohen në “mbrojtës”, duke qëndruar në shtëpi për 12 javët e ardhshme, nën këshillat e qeverisë për t’u kujdesur për ata që janë në kushte të vështira shëndetësore.

Numri i vdekjeve nga coronavirus në Mbretërinë e Bashkuar u rrit ditën e martë me 87 në një total prej 422 – rritja më e madhe ditore që nga nisja e krizës. /reuters/

SHKARKO APP