Britania bashkon Francën dhe Gjermaninë, sot takimi në Berlin
Sot liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë takohen në berlin për të diskutuar mënyrat sesi do të përballen me pasojat e brexit. Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez François Hollande thanë se dy vendet që drejtojnë janë në marrëveshje të plotë dhe më të bashkuar se kurrë pas votës për dalje të Britanisë nga Bashkimi Europian. Në takim merr pjesë gjtihashtu edhe Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.
Franca dhe Gjermania janë bashkuar pas referedumit të 23 qershorit, i cili vendosi shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez François Hollande deklaruan se janë më të angazhuar se kurrë në një marrëveshje të plotë për të përballuar pasojat e largimit të Britanisë.
Kreu i Francës Hollande paralajmëroi se ndarja ka rritur rrezikun e divizioneve, konflikteve dhe përçarjeve.
Dy liderët do të zhvillojnë bisedime në Berlin në mes të stuhisë diplomatike që ka shkaktuar Brexit.
Në takim do të marrë pjesë gjithashtu kryeministri italian Mateo Renzi dhe kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk.
Prioritet i Merkel është të kryejë sa më shpejt të jetë e mundur procedurat e daljes nga Unioni të Britanisë për tu përqendruar më pas në të ardhmen e Europës.
Të dielën Hollande tha se nuk kthim pas të vendimit të Britanisë së Madhe, duke shtuar ajo që deri dje ishte e e paimagjinueshme, sot është bërë e pakthyeshme.
Ndërkohë edhe Sekretari Amerikan i Shtetit Kerry do të qëndrojë në Londër dhe Bruksel për të ndjekur bisedimet e Brexit.
Në një deklaratë të dielën nga Roma, Kerry shprehu keqardhje për largimin e Britanisë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbajnë marëdhenie te ngushta me Bashkimin Europian.
Ndërkohë presidenti Barak Obama pas vendimit të së enjtes tha se SHBA do të vendosë një marrëdhenie të veçantë me Britaninë pavarësisht daljes nga Unioni.
KOHA JONË SONDAZH

