Britania do të lehtësojë rregullat e emigracionit

Në një kohë që emigracioni ilegal vijon me shifra të larta,sidomos me gomone, por tani rregullat e emigracionit do të zbuten në Britani, si pjesë e misionit të kryeministres Liz Truss për të lehtësuar mungesat e fuqisë punëtore dhe për të nxitur rritjen e ekonomisë në vend.

Gjatë fushatës së saj për udhëheqjen konservatore, Truss premtoi të trajtojë mungesat e fuqisë punëtore në bujqësi, të shkaktuara pjesërisht nga kufizimet e lirisë së lëvizjes pas Brexit dhe të theksuara nga pandemia.

Një raport i fundit i qeverisë paralajmëroi se mungesa të tilla po ndikonin negativisht në sektorin e ushqimit dhe bujqësisë. Qeveria do përcaktojë planin e saj për reformën e migracionit më vonë këtë vit.

SHKARKO APP