Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të konfirmojë faktin se në Angli duke filluar nga 19 korriku mund të hiqen të gjitha kufizimet e Covid-19. Vendosja e maskave në mënyrë vullnetare, heqja e distancës sociale dhe vendosja e kodit QR nëpër restorante pritet të jenë disa nga pikat ku do të referohet Johnson në konferencën për mediat.
Sipas tij, njerëzit tanimë duhet të mësojnë të bashkëjetojnë me Covid-in. Sipas mediave të huaja, me heqjen e këtyre masave të mbetura në Britani pritet të ketë një shtim të infeksioneve, megjithatë specialistët por ministrat shprehen se vdekjet do të kufizohen ndjeshëm si pasojë e rritjes së numrit të të vaksinuarve në vend.
Sidoqoftë, ndërsa shumë nga rregullat dhe udhëzimet e mbetura duket se do të hiqen, Kryeministri nuk pritet të adresojë vetë-izolimin, kufizimet e udhëtimit ose rregullat në shkolla.
