Britania e Madhe aprovoi vaksinën ndaj COVID-19, Fauci e kritikon: Nuk e bëri me aq kujdes…

Eksperti kryesor për Sëmundjet Infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci ka kritikuar Britaninë e Madhe pasi një ditë më parë pranoi vaksinën ndaj COVID-19 të ‘Pfizer’ duke fituar garën me vendet perëndimore.

Fauci thotë se Britania e Madhe nuk e bëri procesin e aprovimit me kujdesin e duhur, të paktën ashtu siç po e bën SHBA.

“Mbretëria e Bashkuar nuk e bëri atë me aq kujdes,” tha Fauci për Fox Neës.

Ai paralajmëron se nëse aprovimit bëhet nxitimthi dhe sipërfaqësisht, atëhere njerëzit nuk do të kenë besim e siguri dhe s’do e duan vaksinën.

“Nëse nxitoheni dhe e bëni atë sipërfaqësisht, njerëzit nuk do të duan të vaksinohen”- shtoi ai.

SHKARKO APP