Britania e Madhe dhe Australia ndalojnë fluturimet e “Boeing 737 Max”

Britania e Madhe bëhet shteti i parë në Europë që ndalon fluturimet e modelit të avionit “Boeing 737 Max 8”, pas aksidentit tragjik në Etiopi ku humbën jetën 157 njerëz.

Në një reagim të Aviacionit Civil Britanik thuhet se situata është duke u monitoruar nga afër dhe se informacionet që kanë për ngjarjen janë të pakta, ndaj si masë parandaluese është marrë vendimi për të mos lejuar asnjë avion të këtij lloji që të fluturojë në hapësirën ajrore të Britanisë së Madhe.

Pak orë më parë ishte Australia që iu bashkua një grupi të madh shtetesh që ndaluan fluturimet e “Boeing 737 Max 8”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky model është i dyti që rrëzohet, pas aksidentit të ndodhur disa muaj më parë në Indonezi, ku humbën jetën 189 njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, aksionet e kompanisë Boeing kanë rënë në bursë me mbi 13%, pas ngjarjes tragjike.

Shtetet që kanë ndaluar fluturimet e “Boeing 737 Max 8”:

Britania e Madhe

Australia

Kina

Koreja e Jugut

Mongolia

India

Indonezia

Ishujt Kajman

Malajzia

Vietnami

Singapori

Brazili

Argjentina

Meksika

Etiopia

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?