Britania e Madhe në alarm, perfshihet nga stuhia “Claudia”

Një alarm i lartë është lëshuar në Britaninë e Madhe, ndërsa pasojat e stuhisë “Claudia” vazhdojnë, me reshje shiu dhe përmbytje të mundshme në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit.

Një paralajmërim i verdhë për mot të keq u aktivizua që në orën 06:00 (GMT) për Anglinë qendrore dhe veriore, Jugperëndimin dhe Uellsin. Megjithatë, në Uells janë lëshuar katër paralajmërime të kuqe për përmbytje, që tregojnë rrezik të konsiderueshëm për jetën, ndërprerje të trafikut dhe energjisë elektrike për komunitetet lokale.

Ekipet e shpëtimit punojnë pa ndërprerje së bashku me policinë e Gwent, Shërbimet e Ambulancës Uellsiane (WAST), SARA, Rojën Bregdetare dhe shërbimet fqinje të zjarrfikësve për të kryer kontrolle, evakuime dhe shpëtime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Zyrës Meteorologjike Britanike, reshjet e shiut do të vazhdojnë në të gjithë Anglinë dhe Uellsin, ndërsa Irlanda e Veriut dhe Skocia mund të përfitojnë nga kushte më të thata dhe periudha me diell.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më shumë se 90 paralajmërime për përmbytje ishin aktive në mëngjes, sipas Agjencisë së Mjedisit, duke treguar rrezikun serioz për disa zona. Sipas meteorologëve, reshjet e dendura mund të përkeqësojnë përmbytjet, veçanërisht në Anglinë lindore dhe Irlandën e Veriut.

Në vijim, reshjet e shiut do të zëvendësohen nga një valë të ftohti, që pritet të sjellë dëborë dhe shi në brigjet dhe kodrat veriore, duke vështirësuar më tej situatën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?