Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

Britania e Madhe po tërheq personelin ushtarak nga një bazë amerikane në Katar. Presidenti Donald Trump u tha protestuesve në Iran se “ndihma është duke ardhur” dhe premtoi “veprime shumë të forta” nëse qeveria në Teheran vazhdon me ekzekutimet e planifikuara.

Irani ka thënë vazhdimisht se do të hakmerret kundër vendeve ushtarake amerikane në rajon, nëse Amerika sulmon. SHBA-të kanë filluar gjithashtu tërheqjen e një pjese të stafit nga Baza Ajrore Al Udeid, e drejtuar nga SHBA-të në Katar, e cila është baza më e madhe amerikane në rajon.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha: ”Ne nuk komentojmë mbi detajet e vendosjes së bazave dhe vendosjeve për shkak të sigurisë operacionale. Mbretëria e Bashkuar gjithmonë vendos masa paraprake për të ruajtur sigurinë dhe mbrojtjen e personelit tonë, duke përfshirë, kur është e nevojshme, tërheqjen e personelit”, tha ai në tej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?