Britania e shqetësuar me trendin në rritje të vajzave që po i bashkohen ISIS

Më shumë se 20 vajza adoleshente u larguan nga Britania për t'ju bashkuar ekstremistëve islamikë në Siri vetëm në fund të vitit të kaluar.Hellen Ball e sheh si “problem në rritje” e “shqetësim të madh” faktin se vajzat e reja kanë lënë familjet e tyre në Britani për t'ju bashkuar ISIS'it.

Komisioni kombëtar kundër terrorizmit së bashku me policinë është në bisedime me Qeverinë rreth gjetjes së një “burimi shtesë” për të luftuar këtë trend shqetësues.“Në fund të vitit të e kaluar, rreth 22 vajza kanë udhëtuar për në Siri. Katër nga ato ishin më të reja se 20 vjet.Kurse tani, të fundit që kanë udhëtuar ishin rreth moshës 15 dhe 16 vjeç. Ky është një problem në rritje dhe një shqetësim i vërtetë”, tha Helen Ball për BBC.

Këto deklarata erdhën pasi tri vajza të reja nga një shkollë e mesme në lindje të Londrës lanë shtëpitë e tyre për të udhëtuar për në Siri.Këto vajza thuhet se u janë bashkuar një totali prej 400 vajzave që kanë udhëtuar nga Britania për në Siri.

Tashmë ekziston frika se ato do t’i bashkohen militantëve islamikë, si luftëtarë të vijës së frontit apo si nuset për xhihadistëve.

SHKARKO APP