Britania kap shqiptarin pas 18 vitesh: I nxori sytë viktimës

Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh kur mediat britanike shpërthejnë të terrorizuara.

Sipas tyre, një shqiptar 53-vjeçar, i akuzuar për vrasje të dyfishtë, fshihej në Britani prej 18 vitesh.

Sipas Express, Avni Metra, kishte rrahur gruan e tij dhe i kishte nxjerrë sytë njërit prej viktimave.

Por ai ia kishte dalë të mbërrinte në Britani në vitin 1998 pasi i kishte paguar një trafikanti 5 mijë sterlina.

Ai po arratisej nga Shqipëria pasi një gjykatë e kishte dënuar me 25 vite për dy vrasje të tmerrshme.

Metra rrahu për vdekje me automatik një person në vitin 1997 dhe tre muaj më vonë ishte pjesë e një grupi që gozhdoi një njeri në dysheme, i prenë veshët, i nxorrën sytë dhe më pas e qëlluan për vdekje.

Pasi mbërriti në Britani, Metra, që ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit, kërkoi azil si refugjat kosovar me emrin Abdul Mekra.

Madje ai përfitoi mijëra paundë si ndihmë sociale.

Ai jetonte në veri të Londrës me gruan dhe një fëmijë.

Në vitin 2010 u arrestua pasi dhunoi të shoqen.

Por policët sërish nuk e kuptuan se ishte personi që kërkohej.

Ai u dënua me një vit burg me kusht.

Metra u arrestua dje dhe pritet t’i nënshtrohet procedurës së ekstradimit.

Në prill, ministri i Drejtësisë në Britani, Michael Gove tha se një në 20 kriminelë të huaj në Britani është nga Shqipëria.

Në total bëhet fjalë për 10 mijë kriminelë të huaj.

SHKARKO APP