Britania: Lufta mund të jetë fillimi i fundit për Putinin, konflikti do të jetë i përgjakshëm

Sulmi ushtarak rus në Ukrainë “mund të jetë fillimi i fundit” për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, thotë sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

“Ne po shohim rezistencë të fortë dhe të guximshme ukrainase dhe Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i furnizojë ata me armë dhe mbështetje ekonomike”.

Për të lufta mund të zvarritet për disa vite. “Kam frikë se kjo nuk do të përfundojë shpejt. Kam frikë se ky konflikt mund të jetë shumë i përgjakshëm”.

Lufta në Ukrainë do të shkaktojë një kosto ekonomike edhe në Mbretërinë e Bashkuar tha ajo, por shtoi se populli britanik do ta kuptojë çmimin që do të paguanim nëse nuk i rezistojmë Putinit tani.

SHKARKO APP