Britania mbyll ambasadën në Kajro
"Vendimi përmban vlerësimin tonë të asaj që është më e mirë për ambasadën dhe personelin e saj," tha një burim i paidentifikuar nga ambasada në një deklaratë për Anadolu Aagency.
Ambasada britanike në Kajro të dielën tha se do të pezullojë të gjitha aktivitetet dhe për këtë arsye bëri thirrje qytetarëve që të mos vijnë në ambasadë.
Burim i Sigurt për AA gjithashtu konfirmoi se për pezullimin e punës janë informuar edhe autoritetet egjiptiane.
"Jemi duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet Egjiptase që sa më shpejt të jetë e mundur të sigurojë kushte për rifillimin e funksionimit të ambasadës", tha burimi.
Ky vendim i Ambasadës Britanike erdhi dy ditë pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-ve paralajmëroi stafin e saj të ambasadës në Kajro, e cila ndodhet jo larg nga britanikët, për të kufizuar lëvizjet e personelit me pretendimet e "rritjes së tensioneve në perëndim të vendit".
Pjesa qendrore e Kajros ishte skenë e përleshjeve vdekjeprurëse, veçanërisht në Sheshin Tahrir ku ka pasur përplasje mes policisë dhe demonstruesve, të shkaktuara kundër vendimit të fundit të gjykatës për dënimin me vdekje të qindra demonstruesve që në 2011 ngritën krye për të përmbysur Hosni Mubarak.
Në përleshjet pranë Sheshit Tahrir nga e diela e kaluar janë vrarë dy protestues.