FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Britania me ministër për Vetmi

Londra ka emëruar ministrin për Vetmi me qëllim që të vazhdohet puna e deputetes së vrarë, Joe Cox dhe që të zgjidhet problemi i izolimit me të cilin po ballafaqohet pothuaj çdo i 10 person në këtë vend. Këtë funksionin të ri, krahas funksionit aktual si ministre e sportit, do ta ushtrojë, Tracey Crouch. Ajo do ta hartojë strategjinë për zgjedhjen e këtij problemi, për të cilin hulumtuesit thonë se ka lidhje me çmendurinë, vdekjen e hershme dhe me shtypjen e gjakut. Cox u vra në vitin 2016 nga ekstremistët pas ushtrimit të pozitës së deputetes më shumë se një vit. Shumica e më të vjetërve mbi 75 vjet jetojnë të vetmuar e rreth 200 mijë persona të moshuar në Britani nuk kanë folur me miq ose me të afërm më shumë se një muaj, thonë dokumente të Qeverisë britanike. Çdo ditë, shumica e mjekëve merr nga një deri në pesë thirrje në ditë prej pacientëve që kërkojnë ndihmë pasi janë të vetmuar, ka kumtuar “Fushata për përfundimin e vetmisë”, rrjet që merret me zgjidhjen e këtij problemi. Cox kishte themeluar komisionin për shqyrtimin e kësaj çështjeje pak para se të vritej dhe kishte ftuar Qeverinë të emëronte ministrin që do të merrej me këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?