Britania merr masa drastike: Teste mjekësore për të gjithë personat me simptoma gripi

Britania duket se po merr masa të forta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit teksa njoftojnë se do të kryejnë teste për të gjithë pacientët që kanë simptomat e gripit.

Sipas BBC testet mjekësore do të kryen në 8 qëndra spitalore dhe në klinika shëndetësore në të gjithë territorin e vendit.

Një profesor nga agjencia e shëndetit publik në Angli shprehet se këto teste do t’i paralajmërojnë në kohë për përhapjen e këtij virusi.

Këto masa vijnë pasi një kompani nafte, Chevron detyroi 300 punonjës që të punojnë nga shtëpia sepse një prej punëtorëve është diagnostikuar me koronavirusin.

Shumë shkolla janë mbyllur si masë parandaluese.

Deri më tani janë kryer 7132 teste mjekësore nga të cilët 13 kanë rezultuar pozitivë.

Këtu përfshihen dhe 4 pacientë nga kroçera Diamond Pricess.

SHKARKO APP