Britania në gatishmëri, priten protesta të dhunshme. Kjo pasi një adoleshent vrau tre vajza të vogla

Britania ndodhet në gatishmërinë më të lartë në prag të 15 deri 35 protestave të pritshme nga grupet ekstremiste të krahut të djathtë.

Mbrëmjen e së premtes, dhuna shpërtheu në rrugët e qytetit verilindor të Sunderland-it, ku turma kryesisht të rinjsh të irrituar kanë sulmuar policinë, duke i vënë zjarrin makinave të tyre madje i vunë zjarrin edhe stacionit të policisë. Ndërkohë janë bërë tetë arrestime.

Protestat janë nxitur nga lajmet e pavërteta, ku pretendohej se një adoleshent që kishte vrarë me thikë tre vajza të vogla, dhe që është një azilkërkues mysliman.

Ministrja e re e Punëve të Brendshme, Yvette Cooper, tha se protestuesit nuk përfaqësojnë Britaninë dhe policia ka mbështetjen e plotë të qeverisë për ndërmarrjen e masave më të fuqishme që shkelësit e ligjit të ndeshen me forcën e plotë të ligjit.

SHKARKO APP