Britania në rrezik të një izolimi të plotë

Britania rrezikon t’i rikthehet izolimit kombëtar. Të hënën, kryeministri Boris Johnson pritet t’i drejtohet popullit me një fjalim për të shpallur masat e reja shtrënguese, që do të hyjnë menjëherë në fuqi. Pritet që plani i masave të ndahet në 3 pjesë, sipas rajoneve dhe raportimeve të Task Forcës. Vetëm në 24 orët e fundit, Britania raportoi mbi 15 mijë raste të reja. Sipas ekspertëve, Britania është gati të nisë një mision kritik, ku spitalet do të duhet të shmangin çdo shërbim tjetër shëndetësor, njësoj siç bënë gjatë izolimit të muajit mars.

SHKARKO APP