Britania pas zgjedhjeve, analistët: Laburistëve u duhet një lider si Blair

Gazetat më të mëdha britanike, analistët, opinionistë dhe politikanë, parashikonin një prej garave më të forta që prej Luftës së II Botërore në Britani, por të gjithë nuk mund të kishin gabuar dot më shumë se kaq.

Njëlloj si në zgjedhjet e vitit 1992, kur parashikuesit gabuan po kaq rëndë, ata i vunë fajin metodës së sondazhit dhe fshehjes së votuesve të konservatorëve.

Ndër ata që gaboi është edhe Alastair Campbell, miku dhe këshilltari i Tony Blair, njëherazi edhe konsulentë të ekzekutivit në Shqipëri që pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në blogun e tij, duke pranuar se intuita dhe të dhënat e çuan në përfundime të gabuara, Cambpell shkruan se gaboi jo në faktin se laburistët duhet të fitonin, por në në faktin se do ja dilnin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndonjëherë kur u ofroj këshillat e mia njerëzve me të cilët punoj, u them të jenë të kujdesshëm ndaj rrezikut të të qenit aq të mbyllur në guaskën e skuadrës, sa të binden për propagandën e tyre, duke harruar atë që ndodh realisht”, shkruan ai.

Campbell e konsideron katastrofik rezultatin e laburistëve, veçanërisht në Angli. Por ajo që çoi në humbje kaq të thellë, sipas tij është kjo:

“Ndoshta një nga arsyet përse jemi në këtë pozicion është, sepse pas disfatës së Gordon Brown në 2010-ën, e patëm të vështirë të zgjidhnim një lider të ri, duke lejuar kështu që “Tories” të linin gjurmën e tyre në politikën ekonomike të parlamentit”.

Si një mik i Blair, Campbell thotë se gjithçka shkoi keq që në momentin kur Toni Blair i la postin Gordon Brown, duke shtuar se debati për pasardhësin e miliban duhet të jetë më i gjatë dhe i matur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?