Britania u bën thirrje platformave online të mos lejojnë përhapjen e lajmeve të rreme
Sipas një raporti të qeverisë britanike, platformat online si Google, Facebook dhe Apple duhet të vendosin rregulla për mënyrën sesi shpërndajnë lajmet.
Raporti i publikuar sot shpreh se rregullatori shtetëror duhet të sigurojë që kompanitë teknologjike kanë marrë masat e duhura që përdoruesit të identifikojnë lehtësisht lajmet e besueshme në platformat e tyre.
Platformat online si Facebook, Twitter dhe YouTube janë vënë përballë shumë kritikash sepse kanë lejuar përhapjen e përmbajtjeve të rreme në platformat e tyre. Ato kanë investuar në masa sigurie për të eliminuar llogaritë e rreme dhe dezinformimin.
Megjithatë, Britania thotë se këto përpjekje duhet të mbikëqyren nga një agjenci qeveritare. Gjithashtu thuhet se rrjetet social duhet të nënshkruajnë një “kod sjelljeje” me publikuesit.

