Bruksel – Jaceniuk: BE të jetë e bashkuar kundër Putinit

Kryeministri ukrainas, Arseni Jaceniuk i ka bërë thirrje sot Bashkimit Evropian të jetë i bashkuar dhe t’i shkojë deri në fund çështjes për sanksionet kundër Rusisë. “Ky do të jetë një sukses i madh kundër presidentit Vladimir Putin që ka për qëllim të ndajë Evropën”, deklaroi Jaceniuk.

“Në qoftë se Putini arrin të thyejë bashkimin midis shteteve anëtare, midis udhëheqsve të BE-së, do të jetë një sukses shumë i madh i arritur prej tij, ama një katastrofë e vërtetë për botën e lirë”, theksoi ai pas një takimi me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, në Bruksel.

“Cili është suksesi i Putinit, stabiliteti rus? Jo! Paqëndrueshmëria e Evropës!”, tha Jaceniuk.

SHKARKO APP