BUDAPEST – Hungaria negociata me Brukselin për marrëveshjen bërthamore me Moskën

Hungaria pranoi sot kundërshtimet e Komisionit Evropian për një projekt të madh bërthamor civil me Rusinë dhe shprehu shpresën për kapërcimin e vështirësive me Brukselin brenda disa javëve. “Negociatat që po vazhdojnë nuk bllokojnë projektin”, theksoi sot zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs. “Ne nuk bllokojmë ndërtimin e Paks 2″, nënvizoi gjithashtu, Anna-Kaisa Itkonen, një zëdhënëse e Komisionit Evropian. Budapesti përgënjeshtroi duke e cilësuar si ”farsë” dhe ”gënjeshtër” njoftimin nga e përditshmja ”Financial Times” që Brukseli kishte vendosur të bllokonte marrëveshjen bërthamore me Moskën. Hungaria dhe Rusia kanë nëshkruar në janar 2014 një marrëveshje për zgjerimin e ”Paks”, centrali i vetëm bërthamor hungarez, që furnizon 40 për qind të energjisë së konsumuar në këtë vend të Bashkimit Evropian. Rusia do të financojë 80 për qind të kostos të ndërtimit në formën e një kredie për Hungarinë deri në 10 miliardë euro.

“Euratom”, agjencia e specializuar e Bashkimit Evropian, refuzoi të pranojë këtë marrëveshje me motivin se gazi bërthamor i përdorur duhet të vinte nga një burim i vetëm, në këtë rast Rusia.

SHKARKO APP