Bugatti sjell makinën më të shtrenjtë në histori. Ja sa kushton

Kryevepra e fundit e Bugatti-t quhet thjesht “Vetura e Zezë”, por mund ta quanin shumë mirë edhe “Pantera e Zezë”.

Ky mjet është tepër i kushtueshëm, pasi pronarit fatlum do t’i duhet të paguajë 11 milionë euro për ta bërë të tijën.

Kjo është pa diskutim makina më e shtrenjtë në histori e siç raportojnë mediat britanike, është shitur tashmë. “Vetura e Zezë” është një version superluksoz dhe “shik” i Bugatti Chiron, me një dizajn që merr disa veçori nga modeli legjendar i vitit 1936, Bugatti 57 AC Atlantic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipërmarrja e guximshme është realizuar me rastin e përvjetorit të 110 të krijimit të markës franceze. Trupi i makinës është i gjithi në fibër karboni, me vrima të vogla mbi pjesën e përparme për të lejuar motorin super të fuqishëm me 16 pistona “quad turbo” që të freskohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?