Bullgari: 15 mijë romë dyshohet se janë pre e rrymave salafiste

Pranimi më i madh dhe arrestimet më të shumta ka qenë në lagjen rome në Pazarxhik ku ka dyshime se mbi 15 000 romë janë ndikuar nga rrymat salafiste.

Ka hetime penale e në Plovdiv, Smoljan dhe Haskovo. Hetimet zhvillohen mbi bazën e nenit 108 nga Kodi Penal – ideologji antidemokratike dhe ndryshim me dhunë të rendit kushtetues si edhe sipas nenit 407 nga Kodi Penal – “propagandë lufte”.

Gjatë aksionit janë kontrolluar mbi 40 banesa dhe ka arrestime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Supozohet se në Bullgari ka mbi 300 xhami në të cilat nuk ka imamë nga Drejtoria e Myftisë dhe shumë prej këtyre xhamive përdoren nga predikues me orinetime jotradicionale të cilët janë arsimuar dhe vijnë nga vendet arabe. Këta imamë punojnë kryesisht në lagjet rome ku varfëria dhe papunësia ndihmojnë shpërndarjen e formave jotradicionale të islamit sepse fondacionet arabe u propozojnë ndihmë financiare dhe materiale të varfërve./Përgatitur: Anton Panchev/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?