Bundesbank kritikon mëshirën e Brukselit ndaj Madridit dhe Lisbonës
Presidenti i Bundesbank, Jens Weidmann, ka kritikuar ashpër në një intervistë të publikuar sot, mëshirën e Brukselit kundrejt Madridit dhe Lisbonës që nuk përmbushin objektivat buxhetore, duke vlerësuar se Komisioni Evropian nuk është mjaftueshëm konsekuent.
“Në një farë pike shkeljet duhet të ndiqen me pasojat”, tha bankieri në një intervistë për të përditshmën gjermane “Die Zeit” dhe atë italiane, “Corriere della Sera”.
Komisioni deklaroi muajin e kaluar se nuk do të vendosë gjobë ndaj Spanjës dhe Portugalisë, sikurse kërkojnë rregullat buxhetore evropiane, ndërkohë që këto dy vende tejkalojnë gjerësisht nuvelin e deficitit publik prej tre për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendosur nga traktatet.
KOHA JONË SONDAZH

