Burg mësuesit, gënjeu se ishte me COVID-19 dhe infektoi 80 të tjerë

Një mësues në Korenë e Jugut është dënuar me 6 muaj burg pasi ka gënjyer autoritetet e gjurmimit të rasteve.

24-vjeçari u ka thënë autoriteteve se ishte i pa punë për të mbajtur të fshehtë emrin e shkollës ku jepte mësim.

Madje ai kishte dhënë mësim edhe një ditë para se të dilte përgjigja e testit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e veprimit të tij bëhet me dije se janë infektuar 80 persona të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai kërkoi falje në gjykatë duke u shprehur se nuk e kishte menduar kurrë që nga veprimi i tij të kishte kaq shumë pasoja.

Koreja e Jugut është një ndër vendet që e ka përballuar më mirë situatën e pandemisë globale dhe deri më tani numëron 427 viktima. Sistemi i tyre i gjurmimit me anë të aparatit celular ka rezultuar mjaft efikas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?