Burgjet/Këshilli i Europës kërkon masa alternative

Covid-19 ka prekur botën, jo vetëm me viktima dhe të prekur por edhe ka rrënuar ekonominë. Komiteti Kundër Torturës në Këshillin e Evropës ka kërkuar zbatimin e disa parimeve nga institucionet e privimit të lirisë, në periudhën e Covid-19. Ky komitet kërkon respektimin e të drejtave të të burgosurve si dhe dënimin alternative në mënyrë që të shmangen mbipopullimet e burgjeve. Sipas këtij komiteti, parimet e duhet të zbatohen nga të gjitha autoritetet përkatëse përgjegjëse për personat të privuar nga liria brenda zonës së Këshillit të Europës. Nga ana tjetër, pak ditë më parë edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi aplikimin e masave shtrënguese të ndryshme nga masa e arrestit me burg për personat nën hetim apo të pandehur, sipas parashikimeve ligjore.

Parimi themelor ka të bëjë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të mundshme për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e të gjithë personave të privuar nga liria.Disa nga parimet e tjera janë:

-Udhëzimet e OBSH-së për luftimin e pandemisë duhet të respektohen dhe zbatohen plotësisht në të gjitha vendet e privimit të lirisë.

-Disponueshmëria e stafit duhet të përforcohet që të jenë në gjendje të vazhdojnë të përmbushin detyrat e tyre në vendet e privimit të lirisë.

-Autoritetet duhet të përdorin më shumë alternativa të paraburgimit; ulja e dënimeve, lirimi i parakohshëm dhe shërbimi i provës.

SHKARKO APP